Nga bisturia gishtat me zune kallo
Nje jete te tere u kalben ne gjak
Plage pafund mbylla, s’di sa jete shpetova
Zemra mu be mal, shpirti bajrak
Rendnin si robot pa ndjere lodhje
Si dore e pianistit mbi tastiere
Muzike me te embel e hyjnore
Bota nuk besoj te kete ndjere
Shkonte djersa lum neteve te gjata
Therror binin nervat e thermuar
E mundur vdekja largohej me trishtim
Lumturi te tille pakkush ka provuar
Si ushtar i lodhur pas betejes
Koken e mbeshtesja supit tend
Kur qepallat gjumi mi rendonte
Zgalem shpirti s`rrinte ne nje vend
Gishtat trazovac penen e rrembenin
Shpesh me gjurme gjaku ende te pathare
Ngadhnjimin e jetes gdhendnin permbi flete
Te nje shpirti feminor e luftetar.
Leave a comment