Vera tanime ne te sosur
Ne zemra frutash bere fole
Me kamxhik dores troket vjeshta
Ngarkuar shi, merzi e re
Dhe zogjte shtegetar kalvarin nisin
Si muhaxhir vargan vargan
I pret perpara dhe i huaj
Te shkrete lane fole, vatan
Nisen paprere avion, tragete
Ngarkuar lot e gjak te ri
Braktisur enderra, rini, shpresa
C`i pret perpara askush s`e di
Si somnabul rreth botes bredhin
Ne dore te fatit gjithsesi
Qe gjithcka mundet tju dhuroje
Por dot jo kurre nje Shqiperi
2008