Perplasen dallget e jetes
Mbi mua me shkulm e vertik
Zjarrin e shpirtit t`ma shuajne
E muzes ti them-Ik!
Si deti shpesh rri i heshtur
Deshtimin dot s`e pranoj
Papritur zjarrin ndez shpirtin
E boten me lave e mbuloj
Jam det i trazuar, vullkan
Qe zjarrin gatuaj ne gji
Do jem sa fryme te marr
Nuk rroj dot pa dashuri
Ai qe lind zvarranik
Zgalemit shpirtin s`ja njeh
Gatuar me dallge e furtune
Ushqyer me krisme e rrufe
Kush pre ra e deshperimit
E jeten ne gjunje e kaloi
Ne shpirt vec balte pat e hi
C`eshte jeta kurre s`e kuptoi
Ne jete zgalem ji perhere
Mbi koke vec flamurin duro
Lirine ki perendi
Per te enderro e lufto
2001