Dielli djeg si sac. Mesdite ne kollozheg
Gjinkalla po gjemonte ulur mbi nje dege
Trumcaku ju afrua i foli me kujdes
Kengen e ke filluar qe heret ne mengjez

S’kuptoj cpo ndodh me ty, mbete duke kenduar
Si nuk te pame kurre te zesh nje pune me duar
Nder duar koha shkon, vjen dimri me acar
Do te mungoj ushqimi, ska lule me as bar

Gjinkalla buzeqeshi e foli e menduar
Kjo jete aq e veshtire eshte per tu kuptuar
Shkon koha me galop, me te jemi martuar
Cdo tingull i zerit tim eshte ode e deshperuar

Ne zemer dashuri, ka zjarr ne shpirtin tim
Qe derdh mbi fushe e mal sa mundem pa kursim
Nga erdhem nuk e pame, ku vemi nuk e dime
Viktima te frikes, shpreses deri ne ameshim

E shkurter eshte jeta, une rroj vetem nje muaj
Mua hallin mos ma qani, shikoni veten tuaj
Kalvari kesaj bote me mbjell ne shpirt trishtim
Nga thonjte e fatit lig askush nuk ka shpetim

Prandaj ja them me afsh kenges se pambaruar
Kullosni sa te mundni luadhit te praruar
Banketi i mizerjes ende sa pa mbaruar
Kujdes mos pini uje ne puse te helmuar

Kjo jete eshte gatuar paksa si gjelle e ndyre
O Zot per budallenjt trego pakez meshire
Diete mban gjysme e globit e gjysma agjeron
Fati nje vetetime, nje enderr jeta jone

Sa jeta bulezon agimeve mashtruese shkojme
E ardhmja eshte e zbehte, te shkuaren s`e sfidojme
Si merimange tjerrim perin e jetes sone
Hi behet a rrufe shpresa qe na pervelon

Prandaj gezoni jeten sa lulezon zambaku
Kush valle nuk derdhi lot kur fundi erdh tek pragu
Dy here e njejta ere s’tund degen e qershise
Mos bini kurre ne lakun e ambicies e merzise

Keshtu foli gjinkalla e ja mori shtruar perseri
I falte gjithesise shprese e dashuri
Me mbeti peng gjinkalla te na tregonte
kenget asaj valle kush ja kompozonte

29.09.2021