Muzgu po bjen mbi qytet

Udheve nxitojne njerezia
Capitem me nge i vetmuar
Askush s’me pret tek shtepia

Plandosem si trung mbi divan
Trishtimi me ben shoqeri
Dhoma me ngjan si kafaz
Prush loti me djeg ne sy

Mjeran nuk jam-diku larg
Kam vater, familje, atdhe
Shtegetoj vec si dallendyshe
Rrenje dimri ka hedhur atje

Zvarrisemi si milingona
Kur shqiponja jemi vertete
Por thundra e hekurt mizore
S’na la kurre te bejme perpjete

Nxin horizonti, ngado
Acari ne palce te hyn
Shpirti burgosur trishtimit
Dielli ka marre aratine

Endemi si somnabule
Koha pa meshire godet
Bote e lige mbaj vesh
Fundi i yt po troket