I ka vu Kosoves
Gjoksin djaleria
Thiken pas shpine
I ngul pabesia
Loke, c`eshte kjo neme
S`na u nda tradhetia?!
Ne ball prin Albini
Qe friken s`e njeh
Fjala krisme pushke
Kurre sì ra perdhe
Bekoje Nane Loke
Lum si ne per te!
Korbat krakellijne
Ndjellin kob e zi
Lisat jane mesuar
Me rrufe, stuhi
Loke jam krenar
Ngjizur shqiptari!
E veshtire beteja
Kur s`ke shoke ne krah
Cmira, babezia
Pa vella na la
Eshte normale Loke
Pyll pa thi nuk ka
Yjet lart ne qiell
Friken nuk e njohin
Enderrat per liri
Gjirit vet i ngrohin
Loke me bej yll
E qiri per terrin
Skermit dhembet hasmi
Gjumi nuk e ze
Me fare e me fis
Te na shuaj rreh
Ma jep pushken Loke
Se gati me ke!
Je i vogel bir
Jashte fryn stuhia
Me kose ne dore
Pergjon tradhetia
Loke mos harro
Jam zog kosovari
Ku ben pushka bam
Une sulem i pari
Mbetem gjithe jeten
Me pushke ne dore
Renkon fati yne
Si mal nen debore
Ngrije koken Loke
Ajo kohe iku
Rrenjet e lirise
S`na i shkul me kurre armiku.
DR.M.I.GJUNKSHI
HAGE
01.03.2024