Koha gdhend pafund kujtime
Ne cdo cast qe kalon
Here te embela, sublime
Here te lodh e te lendon

Shembelltyre e Janarit
Here ka diellin ne sy
Teksa nisesh fluturim
Rre e zeze te fut ne gji

Fati lot e qesh me ne
Si femij te pafaj
Bote e tere, pambarim
Eshte ne meshire te saj

Qeshe i vogel, me kujtohet
Femini s`pat kush si ne
Mbushur enderra kristal
Iluzon i botes se re

S`patem lodra e pekule
Sic ka sot kjo bote koti
Promethe e ndjenim veten
Sa zili na kish dhe zoti

Kur te puth dielli ne sy
Mos humb kohe me profka, plane
Nisu qiellit fluturim
Te mashtron kjo bote jallane

Sulmo majat, para shokesh
Te prish tufen qe te ndjek
I pari te jesh kudo
Ji shqiponje e jo lejlek

Nuk vjen me casti qe shkon
Behu zot i fatit tend
Riskun qe ty tu blatua
Mos e ndaj me askend

Mos humb kohe me te dobtit
Mbi te liqte godit e shko
Me keqardhje, dashuri
Zemren kurre mos e lendo

Nuk linde te shpetosh boten
Eshte detyre e perendise
Te kujdeset per viktimat
Qe nuk do tu jap sise

Jeta shkon sa hap mbyll syte
Ndaj nxito, ty nuk te pret
Lufto te shijosh visaret
Qe i fsheh ne gji te vet

Nen nje flete manushaqja
Ty te pret, ta ben me sy
Lart ne qiell virgjeresha
Jotja eshte, te perket ty

Shkretetires i drobitur
Zvarriset nje beduin
Vetem per nje pikez uje
Lut e fal vete perendine

Renkon mali nen debore
Diku tej ne Himalaje
Shekujsh ndryre ne zendan
Enderr te shpetoj prej saj

Thosh dikur nje fajkua
Qe kte bote e sfidoi
Kurre mos pini uje ne poce
Por vini buzet tek krroi

Se kjo bote e perdale
Nuk ka asgje te vertet
Gjithcka eshte iluzion
Perendia je ti vete

Prandaj masken ja corri
Erresires e mashtrimit
U be diell i se vertetes
Rron ne shpirt te njerezimit

Qe Khajami, nje profet
Qe botes me si vjen kurre
Ne do jeten ta gezosh
Bej fjalen e tij flamur

© DR.MYFIT IRFAN GJUNKSHI
TIRANE
24.03.2024