Nje top debore qe dikur
Bota jone ne hapesire
Zemer e saj ngrire kallkan
Qe endej si egersire
E pikasi rreze e diellit
E ju qas me embelsi
Filloi ta perkedhel
Ta mekoj si nje femi
E pafund force e durimit
Perjetesisht nuk njeh rival
Rrafshon male, stis planete
Ndryshimin ka ideal
Cirke e ujit foshnjarake
nate e dite papushim
Gerryen gurin e ben hi
Jo me force por me durim
Shkuan shekuj, pak nga pak
Ndonese qe shume e veshtire
Filloi te sprapsej ngrica
Sic zbutet nje egersire
I pafund kalvari yne
Mbushur gjema, tragjedi
Gjersa erdh nje cast fatlum
Majmuni u be njeri
Pafund derdhi perendia
Permbi dhene e bekuar
Lule, enderra, dituri
dhe prova per ti kaluar
Ngjajne vertete si nje perralle
Ndryshimet qe perballoi
Globi yne, homo sapiens
Fati desh e triumfoi
Prandaj behu krah i jetes
Kushdoqofsh, i bardhe i zi
Nje brum kemi qe te gjithe
Fati yne eshte vetem nji
O do rrojme te gjithe njesoj
Cka visare permbi dhe
Jane dhurate e perendise
Vetem dielli zot mbi ne
Kuran, bibel, kishe, xhami
Qe dikur na pergjaken
Na zhyten ne erresire
Na e nxine shpirtin, nafaken
Tani si tigra te zbutur
Lepijne plaget e veta
Koha sheh vetem perpara
Me termale, tatepjeta
Eshte paraja - neme e dites
Qe po sjell kaq dhembje e vaj
Do vij dita te jap shpirt
Ne kurthin ngritur prej saj
Ngrihuni o te munduar
Tiger letre kapitali
Djerse e ndereshme hyjnore
Qe kristal ndricon tek balli
S`mund te jete prone e bishes
Se pangopur pambarim
Jona eshte bote e tere
Mbi flamur – bashkim, guxim.
©DR.M.I.GJUNKSHI
TIRANE, 26.03.2024