Pocari syte hedh perdhe
Nje dallge trishtimi e mpin
Cope e therrime sheh pocet
Nga djalli bere njesh me njerine
Qyqja kendon mbi germadha
Turmat nuk dijne nga tja mbajne
Mbetur ne terr, pa shprese, pa krahe
Nga dhembja me lot gjaku qajne
Lemshi i zjarrte, hija e tij
I fali dheut jete pa fund e pa cak
Si i dhuroi puthjen e mrame
I lodhur qiellin perflak
Ne ate zjarr, ne ate magji
Nje cast relaks shpirti kerkon
Dremisin plaget si foshnja
E dhembjen trupi e harron
Sa trishtim ka kur dielli zbret
Mbush qiellin yje mizeri
Eshte puthja e zjarrte e tij per naten
Takohet me shpirtin e tij
Ne orgazem bie gjithesia
Ndiq diellin, cap shijo magjine
Kap enderrat ne rrjeten e muzgut
Shijo sa mund persosmerine
Nxito!
Mos harro te jetosh o i gjore
Se lindjen e perendimin
Sè ke ti ne dore
Cdo muzg sjell premtimin solemn
Non stop te nje agimi te ri
Lereni dashurine te lulezoj dhe ne muzg
Behu mik i sharmit te tij
Qiej te lyer, lamtumire e heshtur
Sa musht e magji nder shpirtra pikon
Mbjell enderra, ngjiz shpresa pafund
Le te flas vec ai kur fjala deshton
Galeri enderrash pa cak
Ku paqa e bukuria shkrihen ne nje
Simfoni yjesh qielli ngjason
Kur boten gjumi e ze
Mos prit te zgjohesh nga enderr e fikur
Kjo bote ka maska pafund
Me jepni nje enderr per te jetuar
Demonin realitet ta mund
Nese ke nje enderr-ngulmo,ndiqe pas
Dyert hapen per ata qe trokasin
Akoma ka kohe per nje fillim te ri
Mos lejo kurre te ta vrasin
Akoma ka shprese, shihemi ne maje
Cdo kohe ka mesjeten e vet
Mundemi pa te gjithe ata qe duan te mungojne
Me shume se zeri heshtja e shpirtit flet
Qirinjte ne kisha e rruge
Treten ne heshtje, pa zhurme
Per fundin e turmes ndizen
E mjera TURME!
Hallet e veta ka qielli lart
Ne kemi tonat ketu
Koha mizore ngre kurthe paprere
Eshte casti final me u zgju
Cdo dite mbylle me nje buzeqeshje
Me enderrat tua qiellin pikturo
Ti je gjithe oqeani ne nje pike te vetme
Ti me duhesh sepse me do
Isha bore ti me shkrive
Me fute ne poce vere
E me brohori me pive
Qe e mbete fllad pranvere
Historia jone eshte shkruar
Me ngjyrat e cdo muzgu qe bashke kemi ndare
Vazhdojme ne cdo agim si dielli te rilindim
Me shpirtin plot e zemren zjarr
DR.M.I.GJUNKSHI
TIRANE
01.06.2024