Erdhi dallendyshja
Ne folene e vjeter
Ne syrin e Nenes
Del nje diell tjeter

Nje pike lot gezimi
Harlis nje ylber
Zemra behet zog
Fluturimin merr

Malli e zhurit
Per kohen e shkuar
Digjet, pervelohet
Ta marr prap ne duar

Ta fus ne peqi
E ta ledhatoj
Nje ninulle te bukur
Embel ti kendoj

Lumturia det
Kur si gjeraqine
E sheh tek shperndan
Drite neper shtepine

Ditet fluturuan
I coptohet shpirti
Kur si rre e zeze
Ndarja erdh trokiti

Shko Bije-Pac Uraten!
Keshtu e ka kjo jete
Dhe une dallendyshe
Dikur kam qene vete!

Malli me zhurit
Si prush nate e dite
Kuptimin humb jeta
Kur nuk ju shoh syte

Ah sa do te doja
Te ju kishja prane
Si dikur femi
Ty, Motren, Vellane

C`mall e brenge qe kam per ju
S`gjej dot fjale ta tregoj
Ju jeni gjithcka per mua
Ketu marr fryme,atje jetoj

Eshte vullkan shpirti i Nenes
Oqean plot dashuri zjen
Zjen, bucet kur bijte ka prane
Larg prej tyre kthehet ne hi