E cfiliti era
Vishnjen lozonjare
Nje degez e saj
Troket ne dritare
C`ke moj e uruar
Thuaj c`te mundon
Mos valle je e lodhur
Ne nje kembe qendron
Gjuri mos te dhemb
Nga rheuma si une
Cap e merr ilace
Ka boll per ate pune
Tani eshte dimer
Nuk dal dot shpesh jashte
Strukem ne taverne
Si pashaj ne kashte
Non stop poce veres
Me ben shoqeri
Nje shejtanke cigane
Me ngroh ne peqi
Zgjohu budallaqe
Mbi enderra mos fli
Melhem i kesaj bote
Vere e dashuri
Digjet, pervelohet
Bliri aty prane
S`e kuptoj cfare pret
Vetes bej derman
Era e terbuar
Si ujk ulerin
Duket do na marre
Me vete catine
Pastaj cfare bjen jashte
Brenda do te hyj
Une s`e kam problem
Cader te kam ty!
DR.MYFIT.I.GJUNKSHI
TIRANE
22.08.2024