Dy te kuqe ne nje dege, njera molle e tjetra shege
As une, askush se di, ku fshihesh valle ti dashuri
Dy te te kuqe ne avlli, njera vishnje, tjetra qershi
As une, askush se di, ku fshihesh valle ti dashuri
Gushe e llere, bore te bardha, sec ma bejne me sy
As une, askush se di, kush valle hise ka aty
Dy te verdha ne saksi, bashke perzjere drite e flori
As une, askush se di, ku fshihesh pra ti dashuri
Dy visare ne nje rrfane, njera bije e tjetra nane
Kete gjithkush e di, nje perle bashke me nje mesi
Dy te verdha nate e dite, qiellin sec e lajne ne drite
Gurre e jetes mbi dhe jane, dielli njeri, tjetra hane.
Duuuuuua!
Dua plot drite te jete kjo bote
Cdo zemer me gezim tja thote
Kenges se jetes pa mbarim
Une ti, ai, mbare fisi im
Enderrat ti prekim me dore
Me perjetesine te veme kurore
Duuuuuua!
Pa rre, drite plot te jete cdo sy
Te kete hare e lumturi
I bardhe, i verdhe apo i zi
Duuuuua!
Zemra cdo cast vec te kendoje
Me ze, me buze, me shpirt ,me goje
Asgje e lige mos ta trazoje,
Brengat, urrejtjen ta harroje
Paqa gjithmone te mbreteroje
Duuuua!
Dua te rroj sic dua vete
Kanune, ligje te mos kete
Qe ti vene pranga njerezise
Tja shuaj faren babezise
Duuuua!
Kjo bote te jete e plote, e mire
Te jete cdo qenie krejt e lire
Te rroj e te gezoj kte jete
Te bej cdo gje qe kerkon vete
Por mbi gjithcka per vete dua
Fati ne dore te ma lere mua
Te rroj perjete me Dashurine
Ti blatoj shpirtin, gjithesine
ti rrisim baske femijet si lule
me perkujdesje e pekule
Kala ta ngreme bashke shtepine
Per vete e brezat qe vijne
Mbi gjithcka dua qe kjo jete
Lot, pleqeri kurre te mos kete!
DR.M.I.GJUNKSHI
TIRANE
25.04.2025