Drini plak e ka nji hall
Veshtron fushe e veshtron mal
Rranjt e atdheut i kane dal
Shkoj vatani, shkoj liria
E farroj hemorragjia
Pa coban mbetun shtepia
Dalun rranjte, shembun catia
Germadhe kthyer Arberia
Ne hale vafte demokracia
Shkon mendushem Drini plak
Nuk asht zot ma ne konak
Mbulu vendi pllame e gjak
S`del askush me i vu kapak
Kesaj marrie, ketij tmerri
Qyshse mbylli syte ish-Lideri
Shpirti don me dal krahnorit
Ka ardh dite e hajnit, horrit
Virtyti i ka hip vaporit
Sesi ndodhi krejt paprit
Ky milet u cart nji dite
Si foshnje ju vel liria
Fronin zuri tradhetia
Nga SHen Naumi ne Shen GJIN
Sheh mjerimin, lemerine
Krimet, dhunen, poshtersine
Qe ka kapluar vatanin
Vec te mbush froni sahanin
Drini zi i paten thane
Me u zbardh hasmit se lane
Shpirtin sot zi e ma zi
Mallkuar qofsh demokraci
Here ngadal e here nxiton
Ne Kukes vellan e tij takon
Si debore e bardhe shkumbon
Sa me mall e perqafon
Njiqind vjet mbet ne robni
U gjakos vec per liri
Koken nuk e uli kurre
Rujti nder edhe flamur
E mohoi veten e tij
Per te na lene kte cope Shqipni
Qe e la ne meshire te fatit
Nen thundren e Goliatit
Turp e marre per shqiptarin
Vetvetes po i ben varrin
Mbushun burra, gra flori
Fronit ve vec batakci
Qe s`kane tru as ideal
Sot kaposh gjer dje hamall
Here nji mjek here nji piktor
Fatnè kombit mbajne ne dore
Qe mendojne vec me mbush xhepat
Shesin trojet, ujin, detin
Piedestalit ngriten ish mbretin
Neperkembin dinjitetin
Nderit ja nxorren lezetin
Teksa Drinit permatane
Fati nji dite doren vuri
Haka, gjaku i deshmoreve
Permbi shkaun valoj druri
Ne drite doli Dardania
Mbi Kosove valoi flamuri
Qe pat ngitur Kastrioti
Kryetrimi, Kryeburri
Gjarperi i tradhetise
Dhe atje desh me helmu
Frytet e embla te lirise
Por rinia doren vu
I preu koken qe ne djep
Morri te drejten ne dore
Amanetin e deshmoreve
Permbi koke vuri kurore
Se ka burra Dardania
Qe flijohen per vatan
Besen kurre nuk e shkelin
Me dhembe hekurin e hane
Nxorri deshmore pafund
Qe u treten per lirine
NE PIEDESTALIN E LIRISE
FITUAN PERJETESINE
Fli i qete JUSUF GERVALLA
ADEM DEMACI E UKSHIN HOTI
KRYETRIMI ADEM JASHARI
DHE RUGOVE PATRIOTI
Mundi, djersa nuk shkon kot
Lart flamurin mban mbi koke
Albin Kurti me rinine
Bahen zharri per kte toke
DR.M.I.GJUNKSHI
TIRANE
06.04.2025