Kembe gjermani nuk u pa ate dite as ne rrethinat e Kercoves
Brigada sllave nga frika iku me bishtin nder shale
Fati tragjik e i pabese serish ne kurth i futi shqiptaret
Te derdhin gjakun si gladiator balleperballe
Kalvari luftes qe ne te mbaruar
Sa kish trokitur vjeshte e pare
Ne eter ndjehej arome e lirise
Qe paten enderruar brezat mbare
Ne teh te thikes qe fati vatanit
Duhej vene koka ne tepsi
Rrugen e nderit zgjodhi rinia
“Ja vdekje-ja liri!
Dhe nisi lufta me furi
Njezet filiza njomezak
Me yll ne ball e zjarr ne gji
mbi koke te Gjergjit bajrak
U vlonte gjaku neper deje
Elite e nderit, shqiptarise
Kunder viktimave te territ
Padijes, dhunes, tradhetise
Nje trimereshe e rralle dibrane
U printe shokeve ne ball
Dare e rrethimit tek po mbyllej
Nje shteg kerkonte per te dal
Kercisnin pushket, mitrolozat
Gjemonin bombat pambarim
Xhem Gostivari ulerinte
Dorezohi! Nuk keni shpetim!
Na jena shpresa e kesaj toke
Qe japim jeten per liri!
Mnershem gjemoi Palikuqi
Ti njolle do mbetesh ne histori
E si rrufe u sul e para
Te caj rrethimin e mallkuar
Mbarojne fisheket edhe bombat
Armikun e shqyejne me duar
Dhe kur rreziku po kalonte
Nje plumb ne ball Hiben e morri
Hov ta ndihmoje Zenel Paci
Sec ju mbush plumba kraharori
Pushoi zemra e Heroines
Betejat perseri vazhduan
Kunder armiqve, tradhetareve
Gjersa ne plehra perfunduan
Vajtoi Dibra, kombi mbare
BIJEN E VET ME YLL NE BALL
Qe fali jeten per liri
Per shqiptari e ideal.
Nder zemra strehe ben perjetesia
Gjaku i saj qe token skuqi
Vadit papra endrren e lirise
LAVDI E NDER HIBE PALIKUQI!
Nuk te harron DIBRA E MADHE
Djepi e fron i Kastriotit
Qe po lengon nen zgjedhe te hasmit
Me bese e shprese ne dore te Zotit.
DR.M.I.GJUNKSHI
TIRANE 26.04.2025