I vetem, pa miq e pa shoke
Coj jeten ferr lisi plak
Ngujuar maje nje shkembi
Buze honit pa fund e pa cak

Gezimin se njohu kurre
Vapa e pervelonte
Shiu, debora, acari
Dimrit si ujk e kafshonte

Fatit qe e braktisi
Ndihme kurre si kerkoi
Me shpirt nder dhembe nate e dite
Per mbijetese luftoi

Mali karshi si demon
Hisen e diellit grabiste
hene e pagoje vetem heshtej
naten kur mbi te bariste

Vec qiellin njihte per shok
Qe aq shume e kishte zili
Se boten nga lart e veshtronte
Ne dore kish fatin e tij

Ndonese i Madhi te voglin
kurre prane fronit s`e qas
Ai serish nuk i ndahej
dhe kur rrufete mbi koke ja zbraz

Koha gjithcka gremis
Filloi te trokas pleqeria
Trishtimi si gjarper kafshonte
Shpresen, enderrat e tija

Erdh casti fuqite i shterruan
U kerrus, u tha, u venit
Befas tri filiza te njome
Tek kembet pikasi nje dite

Shpirti gjemoi nga gezimi
Zemra u dridh si termet
Teksa syte perendonte
Qiellit i`a la amanet

DR. MYFIT GJUNKSHI

MAJ 2025