Me respekt Gezim Shehut (te ndjere)
U rritem ne nje oborr
Bashke feminin e kaluam
Tupanet e teqese karshi
Nder deje duket gjakun i trazuan
Qe nje trumcak enderrimtar
Nje xixellonje ne erresire
Me brumin bajat te kohes
Desh te gatuaj embelsire
Ne rrugicen tone te ngushte
Ulej diku ne nje cep
Buzes vibronte harmonika
Qe nate dite mbane fshehur ne xhep
Perhumbej krejt ne ato caste
Fiksuar syte diku larg
Gjoksi qe si gjyryk cfrynte
ngjante koshere me mjalt
Zjarri nder mote u shtua
Non stop si cimcakiz ne goje
Mbante vargjet e Eseninit
Jeten e ktheu ne loje
Lirikat e Eseninit
Beri kodin e tij rrugor
Njollosur me vaj makine
Qe flinin non stop mbi motor
Digjej, pervelohej
Shpirti i trazuar
Si kitare ngjante
Timoni ne duar
Shqiponjen sè nxe kafazi
As ujkun pylli sè nxe
U tret si bora ne brinje
Ilac koha s`kish per te
Fisnik shpirtin si ai
Gdhendur profili i tij
Ne mendjen e kujt njohu
Mbi te gjitha si Njeri
Pasuri te vetme kish
Gojen mjalt, timonin ne dore
Cme trazon kujtimi i tij
Rrojti, shkoj si meteor.
DEN HAAG 09.02.2025