U zgjidh enigma
Komandantet tanime flene rehat
E flaken gurin e Sizifit
Kalvari tyne kaq e pat
Paraja hedh ujin perpjete
Gjarperin ben hardhuce
Dhelpren -rojtare ne kotec
Piranjat ben merluc
I Forti kaperceu detin
Zgjidhi nyjen Gordiane
Ne qeme autoret fund e krye
I dhame fund nje kasaphane
Keta mjeranet qe gjykoni
I quajtem aleatet tane
I patem marre sa per forme
Na dhane aq sa dhane
Kur ate lufte aq fisnike
E beri kombi im
Ti quash komandante keta birbo
Nuk ka fare kuptim
Kur kercenohet qenia e tij
Nje popull ka detyre
Ne kembe te ngrihet totalisht
Ta shmang ate mynxyre
E ku kish kryqe nje hu gardhi
Nje fis heronjsh te komandonte
Nje race burrash te pashoq
Qe per trimeri dot kush s`jua kalonte
Jepini fund kesaj komedie
E perrallave me gjarperinj, bajloz
Mbaroi aventure e tyre
Jepuni nje tas pershesh me kos
Mbeten te mpire prosekutoret
Kur nje gjyqtar u ngrit e foli
Po gjashteqind jete militantesh
Perbrenda llojit kush i morri?
Buzeqesh i Forti e vazhdon
Ate duhet ta gjeni ju
Per aq sa une e mendoj
Fajtor nuk jane keta ketu
Eureka- gjemoi nje avokat
Si nuk na shkoi ne mendje fare
Demaci, Demaci duhet te pergjigjet
Per krimet e luftes clirimtare
Kush eshte Demaci-dikush pyeti
Te gjithe zgurdullonin syte
Se kish degjuar kete emer
Trupi gjyqesor gjer ate dite
Nje komunist do jete patjeter
Ja nje spiun a tradhetar
Mjerim! Mandelen e Dardanise
Ufot kerkonin deshmitar
Kush eshte? Ku eshte? Silleni shpejt!
Per krimet te jap llogari
Nje echo si krisme rrufeje
Pershkoi sallen qe u mpi
U erdhi shpirti komandanteve
Gjarperi fshehtas duart ferkonte
Se do tja hidhte drejtesise
Kish nisur tani te shpresonte
Brofen si bisha ne kembe
Nuk ka fajtor ne UCK
Gjithcka eshte pergjegjesi e tij
Per gjithcka akuzojme ate ATE
Ne ishim numuroret e tij
Per cdo gje ai komandonte
Luftes haberin nuk ja kishim
Pa urdher te tij askush s`vepronte
Ne kor gerthisnin -Pyetem Demacin!
Fajtor perfekt si Ate s`gjenin
Nuk fliste, s` mbrohej, s` akuzonte
Fajtor Demaci !-ben refrenin
Drejtesia thelle psheretiu
E gjeti shtegun e shpetimit
Per te mbulu boshlleqet e akuzave
Pranoi te bjere pre e manipulimit
Ishte kudo por dhe askund
Demaci qe ketu, atje edhe aty
I akuzuari i vetem qe nuk pytetet
Por gjithcka ndodh per faj te tij
Kur per te mbajtur gjyqin gjalle
nje ISH Drejtesia deshmitar therret
Do te thote se i mungon substanca
E para tij ka nderruar jete
Silleni shpejt para akuzes
Me duf gjyqtari urdheron
Nje echo qesharake e zgjatur
Ne cast gjithe sallen e pershkon
Nga qielli lart mbi nje yll ulur
Demaci jua ben me dore
Vetem ne dosjet e imagjinaten tuaj
Une jam more te gjore
Ju flet deshmitareve te hutuar
Te ardhur pertej detit
Qe dritherojne fantazmes se tij
Ne djerse qull prej sikletit
Jeten nder burgje e kalova
Lirine vec pata yll karvani
Ta shoh nje dite te lire Kosoven
Te marre fryme lirisht vatani
Keta nuk me kane dashur kurre
Fjalen e kam per tradhetaret
Spiunet, krimbat gjakprishur
Qe prangash mbanin kosovaret
Vertete me vjen shume keq per ju
Qe keni ardhur pertej detit
E rrate viktime e ca mjeraneve
qe derdhen, pine gjakun e miletit
Me mire se ju askush se di
Te verteten e luftes sone
Dhe e kuptoj perse tani
E drejta ju frikeson
Qene zgjedhja juaj gjithe keta
Qe padrejtesisht i mbroni
Qe dhe genjeshtren ndaj nje te vdekuri
Quajne virtyt-por se kuptoni.
Kur behet fjale per Memedhene
E per lirine e tij
Pranoj te me quani fajtor
Pranoj te behem serish fli
Dhe njemije jete po ti kisha
Perseri e perseri
Te gjitha per ty do ti shkrija
E shtrenjta Dardani.
----------------------------------
Demacin vec nje here e pashe
Ne Vlore,nje dite te Pavaresise
Ne gjunj teksa puthte flamurin
Qe dikur ngriti Baca Ise
Me ngjau Marathonomak
Cdo fjale e tij krisma leshonte
Sillte sihariqin e madh
Lirine Kosova po fitonte
Si lis vigan gjithmone ne kembe
Jeten ja beri fli lirise
Devize e tij-liri ja vdekje
DEMACI- Promethe i Arberise.
Dr. MYFIT I. GJUNKSHI
Tirane 21.09.2025