Dimri dhembet i skermit
Gjer ne palce te hyn acari
Kalendari fletet hap
Lulekuqe me ngjan Janari

Sot u mbushen tetedhjete vjet
Nga dita qe linde ti
Vella i shtrenjte sa me mungon
Loti ben fole ne sy

Ne ballkonin e qytetit
Dobroven e Peshkopise se lashte
Linde ti Vella I Madh
Pesembedhjete Janar Dyzetegjashte

Gjyshi yne – Musa Disha
Gjashte here shtiu me allti
Qe gezimi pare i fisit
Rrenje e dege sheherli

Prinderit tane-visar te kohes
Ta vune emrin AVNI
Ne nderim te libohovitit
Qe shpetoi nje Shqiperi

Tymi luftes s`qe fashitur
Qene kohe te veshtira
Jeta mbushur plot mungesa
S`qe dorezuar erresira

Pakez drite leshonte llamba
Vendi vuante i uritur
Duhej pune titanike
Prap ne kembe per tu ngritur

Neper fushat e Dobroves
E rrugicat e Pazarit
Hodhe shtat, gatove enderra
Tek bridhje me moshataret

Librin bere yll karvani
Kurre nga dora s`e leshoje
Gjithmone ne skalion te pare
Moshen tende e sfidoje

Shkolla qe mejdani yt
Ku shpalosje zgjuarsine
Bere emer te nderuar
Gjurmet qe le pas shendrijne

Dhe ne Shkoder ne Gjymnaz
Ti shkelqeve perseri
Emri yt ne kend te nderit
Gdhendur bere fole aty

Tek dija ndizje qiririn
Ne nje bote zhytur ne terr
Pa e ulur koken kurre
Dinjitoz, njeri perhere

Ishte kohe pa vektor
Kush nga rreshti desh te dilte
Behej fli i mediokritetit
Pa meshire e godiste

S`rron shqiponja ne kafaz
Ne kuvli s`kendon bilbili
Qe azgan - pjelle e Marsit
E jo lule e brishte Prilli

Gatove jeten me nder
Djerse lufte e ndershmeri
Emrin tend nuk e harron
Kush te njohu mire ty

Tash u thinja edhe une
Malli ligsht po me mundon
Te te them je gjysma ime
E di mire qe nuk mjafton

Lumturia nuk le shenja
Prapa le vetem kujtime
Mbetesh ti heroi im
Pergjithmone ne boten time

S`humbin gjurmet e kujteses
Ndonese nuk te kam ne krah
Rron i gjalle ne zemren time
Fli i qete - I SHTRENJTE VELLA!

DR.MYFIT IRFAN GJUNKSHI
Den Haag, 15.01.2026