Ngjan oborri velari
Sa hyn Prilli bukurise
Pranvera si me magji
Pemet nudo ze stilis

Bien kembanat e gezimit
Vishnjes sone lozonjare
Bukurine s`ja nxe jeleku
Troket deget ne dritare

Krela krela kacurelat
Bishtalecat pale pale
Kur e puth flladi i embel
Vallezon si det me vale

Derdhen bletet permbi te
E miklojne, thithin nektarin
Embel sec i peshperisin
"Shoqe s`ke! - Mos e ul pazarin"!

Dridhet kumbulla nazike
Emocionesh vajzerore
Dardha veshur si borebardhe
Me kreni e kap perdore

Lehte lehte pak si me ndrojtje
Zene sfilojne me koken lart
Syte nuk ngopen bukurise
Shpirtit gaz buron e mjalt

Ja dhe molla hijerende
Hapin hedh si perendeshe
Bari nen kembet e saj
Koken ul e buzeqesh

Permbi porten e avllise
Derdhur deget jargavani
Porsi leshrat e nje vashe
Qe ja shpupuris jarani

Ne nje qoshe te oborrit
Manushaqes nazike
C` i lutet nje trendafili
"Lerme pak te puth moj mike"!

Nje here vjen ne jete pranvera
Ta gezojme pa brenge e lot
Ti thethijme asaj nektarin
Mos na shkoj rinia kot

Boll na lodhi dimri eger
Buzeqesh pak moj e mire
Nje zemer pa dashuri
Eshte pranvere ne shkretetire

Iku Mars i trimerise
Erdhi Prill i bukurise
Zemrat tona rrahin fort
Po vjen Maj i dashurise

Per te mbjell nje kopesht o mik
Duhet te nesermen te besosh
Rrenje thelle hedhur Dashuria
Vec per te vlen te jetosh

Dr. Myfit I. Gjunkshi
Tirane
12.04.2026