Mbi fleten e bardhe
Porsi milingone
Maje e lapsit bredh
Perjetesine kerkon
Gishtat si dy qe
E terheqin zvarre
Pena si parmende
Can e hap ugare
Ne ta shpirti mbjell
Endrra, deshira
Shpresa e kujtime
Ta marre e mira
O Nene per ty
Lodhem tash sa mot
Ta mbjell nje fidan
Te pashoq ne bote
Te ngre nje Ejfel
A nje Babilon
Qe mbi henen, diellin
Ne fron te qendron
Kjo bote pa fund
Vargje, poezi
Qe ne djep te saj
Ka shkruar per ty
As vete s`e kuptoj
Sa here nis te shkruaj
Nje ngerc me ze gishtat
Mbetem i bllokuar
Te derdhesh ne flete
Gjithcka ndjen per ty
Eshte e pamundur
Them per nje femi
Zotin kurre s`e pashe
Nje pike uje s`me dha
Qe bota padron
Te sajen e mba
Qysh se hapa syte
Mbi djep syri yt
Perendi me ngjau
Mbi gjithcka perendite
Puthjet, perkedheljet
Shpirtin ma harlisen
Ne netet pa gjum
Bashke udhen nisem
Kisha e xhami
Mbire globit mbare
Kjo bote valle paska
Kaq shume mekatare
Nena na dhuroi
Jeten ta gezojme
Per idhuj pa krena
Kurre mos ta flijojme
Cdo njeri qe puthi
Nje nene ne sy
Si mund te pranoje
Tjeter perendi
Rralle kam lexuar
Dicka te arrire
Nga ata qe shkruajne
Per ty moj e mire
Peng do me mbetet
Nese sa te rroj
S`do te gdhend ne qiell
Bota ta shikoj
Dy rreshta, nje varg
A nje poezi
Nena eshte ne bote
KRYEPERENDI!
Dr. Myfit I. Gjunkshi
Tirane
19.05.2026