Tregojne dikur trendafili
Harlisej fushave pa fre
Arome e tij i dehte shpirtrat
Shoqe te dyte nuk kish mbi dhe
Me vese e mekonte qielli
Gjinjve te tij bleta mrrizonte
Mjalte qe gatuhej aty
Mbi boten mbare e shi pikonte
Lulet ku qene anembane
Po i cfiliste xhelozia
Ndaj u versulen me terbim
Te zhduknin krejt faren e tija
U vyshk zhgenjimit trendafili
Me shpirtin mbushur miresi
Nuk e kuptonte dot urrejtjen
Qe shoqet kishin kunder tij
Por gjithsesi duhej te mbrohej
Ndaj u mendua, u mendua
E me ne fund e gjeti zgjidhjen
Me nje ferishte u martua
Gjembat e saj me nuk lejonin
Qe ta ngacmonte asnjeri
Gjakosej rende kush e cenonte
Ne fund e lane ne halle te tij
I tille eshte dhe fat i gruas
Te jete dhembje destinuar
Qe bote e tere e trajton
Si trendafil me ferre shartuar
Dr. Myfit I. Gjunkshi
Tirane
28.05.2026