Kohe e zymte, Kohe lufte
Malet me debore mbuluar
Acari gjer ne palce te hyn
Lufta nuk paska te mbaruar

Ne te ngrysur mesyn fshatin
Nje kolone me gjerman
Gjeten vec gra e femij
Burrat dalur partizan

Te zhgenjyer u versulen
Permbi grate, i cnderuan
Mendje humbur e trushkulur
I gjakosen, truperuan

Ndaj te gdhire ata iken
Nje nga nje nisen te vijne
Ne mes fshatit grate me rradhe
Ze nuk nxjerrin, as pipetine

Ecnin porsi somnabul
Ngjanin si pula pa koke
Me syte ulur perdhe
Cirrnin faqe, shkulnin floke

Befas njera uleriu
Zeri saj heshtejn e corri
Pane shoqen e njezete e peste
Qe nje koke nga trasta nxorri

Qe nje grua kapedane
Turpin kurre s`mund ta duronte
Koken i preu gjermanit
Kur ju sul qe ta dhunonte

Gjindja heshti e nemitur
Jeta mbushur sfida plot
Por kjo qe gjeme e papare
Nuk ka rob qe e mban dot

Ne cast u kthyen ne bisha
Syte u kullonin gjak
Qe dileme hamletiane
O nen dhe o ne batak

Qe kushtrimi i te pareve
Qe ne vesh ju peshperiti
Ligji xhungles s`njeh dielme
Ne kte bote fiton jeziti

U versulen permbi shoqen
Ne njeqind copa e ndane
Qe te mbijetonte turpi
Pa meshire Nderin e vrane

Dr. Myfit I. Gjunkshi
Tirane
11.07.2026