Shume i lenduar ndjehej ujku
E kish te drejte zavalli
Namin e lig i kish nxjerre bota
Kerrdine bente cakalli

Kupa u mbush kur nje dite
Nga kthetrat prene ia brabiti
Nje turp te tille s`e duroj dot
Ndaj asnje cast me nuk priti

Vajti luanit t`i ankohej
Ate njihte per mbret
"Me fal Imzot per shqetesimin!"
Me perultesi i flet

"Cakalli kupen e ka mbushur
Me teper nuk durohet
Mendoj se shume e ke llastuar
Jep urdher te denohet"

"Ke shume te drejte - foli luani
Dhe une si ti mendoj
Nje dite edhe evlatin tim
Tentoi ta kafshoj

Problemi eshte vec se cakallin
Me hir a me pahir
Ne s`mundemi dot ta denojme
ESHTE M*T - por M*TI YNE o bir!"

Dr. Myfit I. Gjunkshi
22.04.2026