Breza breza tym i zi
Sec po vjen Drinit matane
Zemra me dridhet ne kraharor
C`asht ky vaj e càsht kjo gjame?
Qe nga jugu ne veri
Tane Shqipnia ansht ngrit ne kame
Kerkon te drejten e saj
Qe shteti ja shkel me kame
Duro zemer e mos qaj
Prap tradhtia ra nder ne
Vecse sot ma e lig se kurre
Me na lan don pa atdhe
Thika gjer ne palce ka shku
Ngriti grushtin djaleria
Me i dal zot lirise, vatanit
I shkon mbrapa vegjelia
Nji bajloz i zane diellin
Po e mashtron, po e qet fare
Ka shit ujin, trojet, nderin
Rreh ta shuj faren shqiptare
Ball perball vllau me vlla
Njeni me Flamur ne dore
Tjetri me kerbac e plumba
Perplasen si dy hamshor
"Le ti dal tymi vatani!"
Ka ngul kambe Naltmadhnia
"Ketu do bahet sic them une
Pa mu humbet Shqiperia"
Nga na erdhi ky gazep
Qe na pru kte dite te zeze
Cohi vllazen, s`ka ma prite
I ka lujt mendja krese
Ja ka ly qerren Evropit
Ka zan miq bash hasmit tone
Ndaj ka leshu pazarit brezin
E si Zeusi gjemon
Kadal beg se ka hendek
Thirri mendjes sa s`eshte vone
Se shqiptari e ka adet
Vjen nji cast e ma s`duron
Kthetrat nxjerr porsi shqiponje
Kur atdheu asht ne rrezik
Te gjithe behen Mic Sokola
Rrufe sulen mbi armik
Boll asht boll, ndaj- "Nepi vedit!"
Sic ka thane dikur shkodrani
Asht e jona Shqiperia
Nje me shpirtin asht vatani
Dr. Myfit I. Gjunkshi
Tirane
20.10.2026