Une pata fatin dhe nderin te vij ne jete me date 8 Maj 1948 ne gjirin e nje familje nga dy prinder arsimdashes e fisnik Irfan Gjunkshi dhe Zejnepe Disha nga Dibra e Madhe.

Babai i rritur bonjak ishte personifikimi i njeriut fisnik, punetor dhe me rrenje intelektuale te spikatura per kohen. Nena ime qe gjithashtu pioniere e emancipimit te femres shqiptare dhe shembull i nje nene te perkushtuar dhe vetemohuese ndaj te ardhmes se femijeve.

Perfundova fakultetitn e mjekesise me medalje ari ne vitin 1971. I specializur per kirurg dhe me pas per ortoped-traumatolog ju kam sherbyer me perkushtim dhe cilesi mijera pacienteve ne rrethin e Dibres, Tiranes dhe Shkodres duke u kthyer gezimin e jetes. Pas nje eksperience profesionale te gjate kam fituar graden e doktorit te shkencave ne fushen e ortopedise.

Vargjet e mia jane pasqyrim i dashurise dhe drites qe me sjellin shoqja ime e jetes Dashuri, femijet e mi te shtrenjte Dalina, Arbri dhe Liridona si dhe kater nipat e mi bashke me prinderit e tyre fisnik, qe si yje ndricojne qiellin e jetes sone.

Letersia per mua ka qene nje pasion i hershem qysh ne bankat e gjymnazit, pasion dytesor per aq kohe sa une sherbeja si bodyguard i jetes per popullin tim. Sot ne vend te bisturise militon pena ime per ti kenduar perseri jetes dhe gezimit njerezor.

© Dr. Myfit I. Gjunkshi